Laporta konfirmon kandidaturën për president, synon rikthimin e Guardiolës
Ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka konfirmuar se ai synon të rikthehet sërish në krye të klubit në vitin e ardhshëm, teksa qëllimi i tij kryesor do të jetë rikthimi i Pep Guardiolas në Camp Nou.

Ai ishte president që nga të viti 2003 deri 2010.

“Do të dëshiroja shumë që Guardiola të rikthehej, por ai tani është te Manchester City dhe është në dorën e tij ai vendim. Ai ka lënë markën e tij në bankën rezervë të Barcelonës dhe shumë katalunas do të dëshiron që ai të ishte përsëri trajner i skuadrës”, ka thënë Laporta.

“Në kohën e duhur, do të flas me personin që ne mendojnë se duhet të jetë trajner i Barcelonës nga viti 2021”, ka shtuar më tej ai.

Guardiola kishte fituar dy Liga të Kampionëve, tri La Liga në katër vitet e kaluar në Camp Nou.

Laporta më tej ka zbuluar se Xavi Hernandez, që ishte lojtar në kohën e trajnerit aktual të Cityt dhe që tani drejton Al-Saddin është një tjetër opsion.

Kontrata e presidentit aktuale Josep Maria Bartomeu i skadon në verën e vitit 2021 dhe si gjërat qëndrojnë, i vetmi kundër kandidat është Victor Font.

Laporta ishte zëvendësuar në vitin 2010 nga rivali Sandro Rossell, e që ky i fundit në vitin 2014 ishte zëvendësuar nga Bartomeu në vitin 2014.
Shtuar më 11/05/2020, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori