Laporta mendon rikthimin e Guardiolës në 2016-ën
Drejtuesit aktualë të Barcelonës e kanë të qartë se do ta kenë shumë të vështirë të triumfojnë në zgjedhjet e ardhshme për shkak të situatës aspak të këndshme që po kalon klubi katalanas. Raporti konfliktual mes Lionel Messit dhe Luis Enriques është vetëm një nga problemet që shqetësojnë ambientin blaugrana.

Kaosi që ka mbërthyer Barcelonën po shfrytëzohet në maksimum nga ish-presidenti Joan Laporta, i cili e ka shprehur qartë synimin për t'u ngjitur sërish në krye të klubit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Laporta dëshiron të shfrytëzojë imazhin e Pep Guardiolës për të arritur një fitore me të lehtë ndaj kundërshtarëveve të tij, duke premtuar rikthimin e trajnerit aktual të Bayern Munchen në klubin mëmë, por këtë radhë në postin e Drejtorit Sportiv, raporton "Goal.com".

Guardiola mësohet se nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me bavarezët, me marrëveshjen aktuale që skadon në verën e 2016-ës.

Një nga opsionet për pankinën e skuadrës së parë është edhe treshja Xavi-Puyol-Abidal. /albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori