Laporta përzë Ronaldinhon: Shih sfida të reja
Albeu.com
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se koha e superyllit brazilian, Ronaldinho, në Camp Nou ka përfunduar, dhe se ai duhet të kërkojë sfida të reja. Ronaldinho kur ka arritur këtu, Ronie ka qenë i aftë ta ndajë jetën profesionale nga ajo private dhe gjithmonë e ka dhënë më të mirën nga vetja, ka thënë Laporta.

“Ai e di që ka nevojë për sfida të reja. Unë dua që ai të largohet nga klubi me një stil të njëjtë siç bëri Frank Rijkaard”, ka shtuar presidenti.

Ronaldinho pritet të largohet drejt Milanit, dhe pse ende asgjë zyrtare nuk është arritur. (start)
Shtuar më 19/05/2008, ora 19:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori