Joan
Laporta ka nisur që tani të lëvizë mekanizmat për një rikthim të mundshën si
president i Barcelonës, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016, sigurisht nëse nuk do të ketë ndonjë vendim për zgjedhje të parakohshme. Ish-numri një i klubit katalanas në periudhën 2003-2010 është kapur në një restorant bashkë me
Jorge Mendes, supermenaxherin e futbollit që ka njohje të thella për merkaton e lojtarëve.
Të dy zhvilluan një takim
sekret të mërkurën e kaluar në Madrid, ku rastësisht u takuan me lojtarin e Juventusit Fernando Llorente dhe menaxherin e tij Vicente Garrido.
Në fakt,
Laporta dhe
Mendes kishin prenotuar një tavolinë në një pozicion ku mund të bisedonin të qetë pa u shqetësuar nga askush. Lidhja mes tyre është e vjetër, sepse lojtarë të ndryshëm që menaxhohen nga Mendez kanë firmosur me Barcelonën, pa harruar faktin se të dy kanë negociuar nënshkrimin e mundshëm me Morinhon, por pa mundur të arrinin një marrëveshje. Në atë kohë trajner i Barcelonës u zgjodh Pep Guardiola.
Gjatë bisedës mësohet se
Laporta ka marrë informacion të detajuar rreth merkatos së futbollistëve, pasi ka qenë u shkëputur për 4 sezone nga bota e futbollit.
Laporta dëshiron që ta ketë situatën nën kotroll kur të hedhë zyrtarisht kandidaturën për
president të Barcelonës.
Të gjitha sondazhet e zhvilluara kohët e funit e nxjerrin 52-vjecarin favorit për të rimarrë drejtimin e një klubi që me politikat e tik e ngjiti në majën e futbollit botëror. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2014,
ora 13:21