Joan
Laporta nuk e përjashton mundësinë për t’u paraqitur në zgjedhjet e ardhshme për
postin e presidentit të Barcelonës. Ish numri një i
klubit katalanas, pas vendimit të gjykatës që përcaktoi se ai dhe 16 ish drejtuesit e tjerë të Barçës nuk duhet të derdhin në arkat e shoqërisë 47.6 milionë eurot siç kishte kërkuar në denoncimin e saj kasa drejtuese aktuale e Barcelonës, në konferencën e tij të shtypit nuk e konfirmoi kandidaturën e tij për t’u rikthyer në
postin e presidentit, por në të njëjtën kohë as nuk e përjashtoi.
"Falënderoj
klubin, Guardiolën, dhe Estiarten që u rreshtuan publikisht përkrah nesh. Ne e kemi menaxhuar mirë
klubin në aspektin sportiv, social dhe
ekonomik, dhe jam krejtësisht kundër atyre që justifikojnë sponsorin në fanellë duke folur për një klub që sipas tyre ishte drejt shkatërrimit
ekonomik. Ne kemi fituar gjithçka në këndvështrimin sportiv, kampionate, Kupa, Champions League, jemi ata që fituan 6-2 në shtëpinë e Real Madrid. Jam i lumtur, për veten dhe për miqtë e mi që u bë drejtësi. Tapi pres që ata të cilët më drejtuan këto akuza të thonë të vërtetën", është shprehur
Laporta.
Më pas
Laporta shtoi se duke parë se çfarë kanë bërë dhe çfarë janë duke bërë përgjegjësit e
klubit, ai nuk e përjashton mundësinë që të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme për të rimarrë
postin e presidentit. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014,
ora 17:03