Laporta zbulon arsyen pse Cruyff refuzoi të bëhej trajner i Barçës
Kandidati për president tek Barcelona, Johan Laporta, ka shpalosur një detaj interesant.

Laporta deklaroi se ai gjatë kohës kur ishte president i Barcelonës, dëshironte që të kishte në skuadrër Johan Cruyff në postin e trajnerit dhe Pep Guardiolën si asistentin e tij, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për “Cat Radio”, Laporta u shpreh se idenë e tij, holandezi legjendar e kishte refuzuar, por që sipas tij ai kishte dëshirë që një gjë e tillë të ndodhte.

“Unë i kërkova Cruyff të merrte përsipër detyrën e trajnerit, me Guardiolan si ndihmësin e tij”, tha ai.

“Unë pashë se si i shkëlqyen sytë sepse ai do të donte ta bënte përsëri atë. Ai ishte gati të pranonte, por gruaja e tij e parandaloi një gjë të tillë”, deklaroi Juan Laporta.

Cruyff ishte trajner i Barcelonës nga viti 1988 deri në vitin 1996, ai konsiderohet si themeluesi i lojës “Tika taka” që Barcelona fitoi të gjitha titujt ndërkombëtarë. Cruyff vdiq në vitin 2016 në moshën 68 vjeçare.
Shtuar më 19/02/2021, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori