"Larg duart nga Salah"
salah88
Mohamed Salah po kalon një moment aspak të mirë. Egjiptiani ka përfunduar në qendër të kritikave, por të shumtë janë edhe ata që e mbrojnë. Një ndër to është edhe legjenda e Liverpoool, Jamie Carraghe. Ai ka insistuar se kritikët e kanë tepruar së gjykuari Mohamed Salah.

“Shpresoj që trajneri Jurgen Klopp po I thotë sulmuesit të njëjtat gjëra sin ë sezonin e kaluar. Nëse nuk i shënon 40 gola, nuk do të thotë që nuk po zhvillon një sezon të keq”, tha Carragher. Kujtojmë që Salah shënoi plot 44 gola sezonin e kaluar ndërkohë që në 7 ndeshje këtë sezon e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm 3 herë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori