Largime të rëndësishme nga Borussia Dortmund (FOTO LAJM)

Roman Weidenfeller
Kriza e Borussia Dortmund nuk ka të sosur. Ecuria negative ka filluar të shfaqë pasojat e para edhe tek futbollistët. Pas Henrikh Mkhitaryan, që nuk e fsheh dëshirën për tu larguar nga "Signal Iduna Park" në rast të zbritjes në Bundesliga II, janë edhe një sërë lojtarësh të tjerë që drejtuesit mendojnë se e kanë përfunduar misionin e tyre te klubi verdhezi.

Milionat e eurove të shpenzuaramerkatot e shkuara, nuk po japin rezultet e pritshme dhe në këtë mënyrë të paktën 7 prej futbollistëve më me peshë në skuadër priten të largohen në fund të këtij sezoni.

Nëse para pak kohësh Borussia Dortmund kishte një treshe sulmi të frikshme me Gotze, Reus e Lewandowski, sezonin e ardhshëm treshja do të jetë plotësisht e shpërbërë. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2015, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori