Real Madrid thuhet se është në
kërkim të një sulmuesi të ri, kjo pasi që ata kanë huazuar tek Frankfurt Luca Jovic, dhe Boja
Mayoral është shitur në Itali.
Pas paraqitjeve të mira të Borja
Mayoral tek Roma, ai duket se i ka bindur drejtuesit "Giallorossi" per blerjen përfundimtare të tij, e cila do të ishte një vlerë prej 15 milionë këtë sezon dhe në sezonin e dytë 20 milionë.
Trajneri i
Real Madrid, Zinedine Zidane, mund të jetë në
kërkim të një sulmuesi pasi që edhe Luka Jovic shkoi tek Frankfurt, dhe tani "Los Blancos" kanë mbetur vetëm me një rezervë për Benzeman, ai është Mariano Diaz, i cili nuk është se ka bërë përshtypje që nga rikthimi i tij në
Madrid.
Sipas "AS" largimi i
Mayoral do të jetë përfundimtar, dhe
Real Madrid është në
kërkim të një sulmuesi, por se në artikull nuk jepet ndonjë alternative.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 18:41