Largimi i Benitez i hap rrugën Mourinhos
Rafael Benitez zyrtarizoi ditën e sotme largimin nga drejtimi i Newcastle, duke i dhënë fund aventurës njëvjeçare.

Teknikut i përfundonte kontrata në fund të qershorit dhe vendosi të mos rinovonte, ndërsa ka marrë edhe një ofertë nga Kina.

Pasardhësi i Benitez ka shumë gjasa të jetë "special one".

Portugezi është pa punë prej kohës kur u shkarkua nga Manchester United, teksa është shprehur shpeshherë se do të pranojë projektin që e intrigon më shumë.

Në fakt duket si një fantazi, megjithatë në aspektin financiar, Newcastle është i gatshëm të kënaqë kërkesat e luzitanit.

Ndërkohë, mediat italiane shprehen se në stafin e Mourinhos mund të ketë vend për një person me të cilin ish-trajneri i Manchesterit ruan marrëdhënie miqësore.

Bëhet fjalë për Marco Materazin, lojtarin që e ka pasur nën urdhrat e tij në kohën e Interit, ku arritën edhe suksesin historik të tripletës.
Shtuar më 24/06/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori