"Largimi i Contes shokues, Vidal qëndron"
Pëlqej
Giorgio Chiellini rikthehet të flasë 360 për Juventusin në prag të turneut aziatik, ku skuadrës do t’i bashkohet edhe Arturo Vidal. Pas deklaratës së drejtorit sportive, Giuseppe Marotta, për vazhdimin e bashkëpunimit me Vidal, edhe Chiellini jep siguri për qëndrimin në “Juventus Stadium” të mefushorit kilian.

"Jam i sigurt se Vidal do të qëndrojë dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për Juventusin", u shpreh Chiellini.

Sigurisht që Chellini nuk mund t’i shmangej një komenti për largimin e Antonio Contes: "Largimi i Contes ishte një shok për të gjithë ne. Nuk e presnim këtë vendim të tijin. Ai ka motivet e tij ndaj vendimi për ta mbyllur me Juventusit duhet respektuar. Do të ishte bukur për mua ta shihja në krye të kombëtares. Allegri? Mendoj se me shumë se të trembur nga ndërrimi i trajnerëve duhet të mendojmë për përmirësimin e një makinerie perfekte".

Testet miqësore të verës i kanë dhenë disa indikacione Chiellinit për listën e skuadrave favorite të Serisë A.

"Roma dhe Napoli janë forcuar shumë dhe me të drejtë do të synojnë titullin. Më ka surprizuar shumë Interi. Sigurisht që unë e prisja rritjen e zikaltërve me Mazzarrin, por rezultatet që kanë arritur me United, Realin e Madridit dhe Romën janë impresionuese. Më pas vjen Fiorentina, që me pak fat mund të thotë fjalën e saj. Gjithsesi merkatoja ende nuk është mbyllur", vijoi mbrojtësi juventin.

29-vjeçari del hapur pro kandidaturës së Demetrio Albertinit për president të Federatës Italiane të Futbollit.

"Nuk kam asgjë personale me Tavecchion, por mendoj se personi i duhur për ta drejtuar këtë institucion është Albertini. Mendoj se i gjithë opinion sportiv italian duhet të kontribuojë për të promovuar njërëzit e duhur", përfundoi Chiellini. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori