Largimi i David Silvës, Man.City cakton kapitenin e ri
Pep Guardiola ka caktuar kapitenin e ri në skuadrën e Manchester City.

David Silva ishte lojtari që mbante shiritin e kapitenit te skuadra e Manchester City dhe largimi i tij nga klubi la shiritin pa një emër.

Sot njoftohet se Pep Guardiola ka caktuar Fernandinhon si kapiten skuadre.

Braziliani është tash e një kohë të gjatë në radhët e ‘Citizens’ dhe ka qenë i rëndësishëm edhe në planet e Guardiolas.

Kevin De Bruyne do ta mbajë këtë përgjegjësi kur Fernandinho mungon.
Shtuar më 20/09/2020, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori