Merkato e Interit për muajin janar, përsa i takon mesfushës është e lidhur ngushtë me shitjen e Christian
Eriksen, i cili nuk bën pjesë në planet e
trajnerit Conte.
Me largimin e danezit, drejtori sportiv Marotta mund të nisë punën për t’i dhuruar një tjetër mesfushor
trajnerit. I perferuari i zikaltërve mbetet Kante, por duke parë vështirësitë për të arritur te lojtari i Chelsea, alternativa kryesore që mund që mund të ndërlidhë cilësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me lojën lidhet me identikitin e Rodrigo De
Paul, të cilin
Interi e ka kërkuar edhe më parë, zgjidhje kjo që do ta mbante Barellan sërish në krye të mbrojtjes.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 18:50