Largimi i Gegës, zbulohen prapaskenat
Skënder Gega u largua nga Partizani vetëm pasi një sezonit te të kuqtë. Tekniku e mbylli me nder avneturën te 16 herë kampionë e Shqipërisë duke rikthyer titullit pas 26 vitesh te Demat e Kuq.

Si për çudi, "divorci" mes palëve u bë publik më 1 qershor, ditën e fëmijëve. Fillimisht kur lajmi mori dhenë u duk vërtet si lojë kalamajsh, por gjëra të tilla te Partizani kanë ndodhur edhe më parë.

ARSYET FAMILJARE

Arsyeja që është "pompuar" më shumë gjatë ditës së djeshme dhe më pranë të vërtetës për trajnerin Gega thuhet se lidhet me familjen, e cila jeton në Amerikë. 55-vjeçari prej një viti ka qëndruar larg familjes, kështu që ka vendosur të jetë pranë njerëzve të tij duke sakrifikuar karrierën. Në festën e titullit nga Amerika kishin udhëtuar për të qenë pranë gëzimit të trajnerit edhe bashkëshortja, fëmijët dhe nipi. Mësohet se familjarisht janë ulur dhe kanë biseduar pas festës dhe është vendosur ky vendim i vështirë për karrierën e trajnerit.
Shtuar më 02/06/2019, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori