Largimi i mundshëm i Ancelottit, del në skenë emri i Rejës
Situatë aspak e qetë te Napoli, teksa stoli i Karlo Ançelotit është lëkundur ndjeshëm pas ecurive negative në Serinë A.

Mediat italiane kanë filluar të mendojë për zëvendësuesin e Ançelotit në rast largimi të teknikut napolitan.

Sipas “napolicalciolive.com”, një alternativë e mundshme për të zëvendësuar Ançelotin është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja.

Sipas mediave pranë klubit të kaltër, Reja ka lidhje të ngushta me presidentin De Laurentis si dhe tifozerinë napolitane. Gjithashtu alternativa të mundshme janë edhe Zdenek Zeman dhe Xhenaro Gatuzo, gjithsesi e gjitha në kuadrin e aludimeve, pasi nuk bëhet fjalë për diçka konkrete.
Shtuar më 02/12/2019, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori