Largimi i Ronaldos bllokon kalimin e Moratës te United
Largimi i Cristiano Ronaldos i prish shumë punë dhe shokut të skuadrës Alvaro Morata. Ylli portugez deklaroi ditën e djeshme se ka vendosur që të largohet nga Madridi, gjë e cila padyshim i shtangu të gjithë.

Duke parë këtë fakt, menjëherë është bllokuar shitja e Alvaro Moratës, i cili ishte pranë kalimit te Manchester United. Sulmuesi spanjoll nuk do të largohet derisa të zgjidhet përfundimisht çeshtja e Ronaldos.

Largimi i portugezit pritet të lërë një boshllëk tepër të madh te Reali nëse ndodh, gjë e cila do të ishte vështirë të mbulohej nga dikush tjetër. Por tani, largimi i portugezit po mban peng edhe Moratën që dëshiron të largohet.

Morata në sezonin e fundit ka shënuar 20 gola në 43 ndeshje, teksa pjesën më të madhe e ka luajtur vetëm pak minuta.
Shtuar më 17/06/2017, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori