Mijëra studentë rrethojnë Kuvendin, ndiqni pamjet LIVE
Largimi nga Franca, Rummenigge: Çështja Ribery, e zgjidhur
Pëlqej
Shefi Ekzekutiv i Bayern Munchen Karl Heinz Rummenigge në një intervistë deklaroi se çështja e largimit të Franck Ribery nga kombëtarja franceze është zgjidhur. Vetëm pak ditë më parë presidenti i UEFA-s Michel Platini deklaroi se në bazë të rregullave të vendosura nga qeveria e futbollit europian, ylli francez i kampionëve të Gjermanisë mund të pezullohej me tre ndeshje te klubi i tij nëse refuzonte thirrjen në përfaqësuese nga trajneri i "Gjelave" Didier Deschamps.

Por Rummenige i siguron të gjithë se Ribery-së i është dhënë leja për t’u tërhequr nga përfaqësuesja.

"Gjithçka është zgjidhur. Ashtu si Philip Lahm që ka folur me trajnerin Joachim Low për tërheqjen nga kombëtarja edhe Franck Ribery e ka bërë një gjë të tillë me teknikun Didier Deschamps. Ai i ka bërë të ditur numrit 1 të stolit të Francës tërheqjen nga ekipi përfaqësues dhe trajneri i "Gjelave" nuk e ka grumbulluar më. Gjithçka është zgjidhur konform rregullave të vendosura nga FIFA dhe UEFA", u shpreh Rummenigge.

Platini u shpreh se futbollistët nuk mund të zgjedhin nëse mund të përfaqësojnë vendin e tyre apo jo, por Rummenige nuk ndan të njëjtin mendim me presidentin e UEFA-s.

Ribery ka zhvilluar 81 ndeshje gjithsej me kombëtaren e Francës përpara se ai t’i jepte lamtumirën ekipit përfaqësues. 31-vjeçari vendosi të tërhiqej nga "Les Blues menjëherë" pasi nuk arriti dot të ndihmonte kombëtaren e tij në Botërorin e Brazilit ku mungoi për arsye dëmtimi. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori