Largimi, Valdes: Nuk ka kthim pas
Victor Valdes përsëriti edhe një herë synimin e tij për tu larguar nga Barcelona verën e ardhshme, duke shpjeguar se ai e ndien që koha e tij në Kamp Nou ka përfunduar. Futbollistit të kombëtares spanjolle i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe e bëri të ditur që gjatë verës se nuk do të nënshkruante rinovimin e saj.

Disa nga futbollistët e Barçës, duke përfshirë këtu dhe mesfushorin Andres Iniesta kanë bërë të ditur publikisht se janë përpjekur ta bindin Valdes të ndryshojë mendje për sa i përket qëndrimt në Katalunjë, por 31 vjeçari thotë se ai është i vendosur me zemër e mendje për tu transferuar jashtë Spanjës.

"Koha ime këtu ka përfunduar. Ata më ofruan shansin për të rinovuar kontratën, por unë e kam marrë tashmë vendimin. Unë jam në kërkim të sfidave të reja, unë dua të luaj në një tjetër kampionat dhe të jetoj me familjen time në një vend tjetër. Por këtë sezon unë sërish e kam ndier dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve dhe e vlerësoj këtë jashtëzakonisht", ka thënë portieri katalanas.

Për Valdes një produkt futbollistik të akademisë së famshme të të rinjve të Barcelonës, La Masia transferimi do ti japë jetë eksperiencës së tij të parë në karrierrë jashtë "Camp Nou". /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori