Largohet Neymar, vjen Dybala
Paris Saint Germian kanë identifikuar Paulo Dybalan si zëvendësues të mundshëm të Neymr, nëse braziliani vendos të largohet.

"Mirror" shkruan se kampionët e Francës e kanë vendosur si alternativë të parë Dybalan, për të zëvendësuar Neymarin në "Parkun e Princave".

Neymar është i lidhur vazhdimisht me një kthim në Spanjë te Barcelona, dhe Dybala që kushton 80 milionë euro, mendohet të jetë i hapur të lë Juventusin.

Manchester United gjithashtu janë të interesuar për Dybalan, por nuk mund t’i ofrojnë atij Ligën e Kampionëve, dhe nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë financiarisht me PSG, pa e shitur Paul Pogban
Shtuar më 20/07/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori