Largohet nga Gjermania? Low: Është ende herët për t'u përgjigjur
Zhgënjimi që i dhuroi Gjermanisë, ka bërë që të gjithë t’i kthehen kundër. Joachim Low është në pikëpyetje për stolin e “pancerave”, dhe pas përfundimit të ndeshjes katastrofë me Korënë, është pyetur pikërisht për këtë gjë.

"Largimi nga Botërori është përgjegjësi e imja. Jam shumë i zhgënjyer por edhe i inatosur", tha ai.

"Është ende shumë herët për t’u përgjigjur nëse do qëndroj apo jo. Zhgënjimin e kam brenda meje. Para ndeshjes isha optimist, dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë. Tani për tani kam nevojë për disa orë, nesër do të flasim" – deklaroi Low. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2018, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori