Largohet nga Juventusi, Marotta takohet me presidentin e Interit
Pëlqej
Javën e ardhshme te skuadra e Juventusit do të mbahet asambleja e përgjithshme që ku Giuseppe Marotta do të largohet zyrtarisht nga roli i administratorit te Juventusi.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane ende nuk është arritur një marrëveshje me presidentin Agnelli për ndërprerjen e kontratave, pavarësisht edhe takimit të avokatëve të tyre.

Për momentin po flitet shumë edhe për të ardhmen e Marottës i cili nuk e shikon si një mundësi vazhdimin e karrierës në FIGC. Duket se Marotta kërkon që të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër klub italian.

Dhe nga ato që thuhet në mediat italiane bëhet fjalë për skuadrën e Interit. “Tuttosport” bën me dije se ditët e fundit ka pasur kontakte midis vetë Marotës dhe Stiven Zhang të cilët mund të jenë duke përgatitur një marrëveshje midis tyre.
Shtuar më 17/10/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori