Laserët shënjestrojnë Ronaldon
Lazeri shënjestron Ronaldon
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shënjestruar nga një laser gjatë fitores së Realit në Kupën e Spanjës ndaj rivalit të qytetit Atletico Madridit.

Laseri me ngjyrë të gjelbër iu drejtua 25 vjeçarit në syrin e majtë derisa bëhej gati të akordonte një gjuajtje të lirë, deklaroi një fotograf i “AFP”-s.

Reali fitoi ndeshjen në “Vicente Calderon” me rezultat 1:0 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ronaldo ka qenë shënjestër e laserëve edhe në të kaluarën në stadiume të tjera.

Rasti më i fundit i raportuar ka qenë në tetorin e kaluar në ndeshjen si mysafirë kundër Murcias, derisa përgatitej të gjuante një goditje të lirë.

Në mars të vitit 2008, UEFA ka gjobitur Lyonin me 3834 euro, pasi tifozët e klubit francez ia kishin drejtuar Ronaldos një laser me ngjyrë të gjelbër gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, klubit të atëhershëm të tij.
Shtuar më 22/01/2011, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori