"Lashë 400 mijë euro brenda 90 minutave në kazino", ish-ylli i Arsenalit rrëfen çmendurinë e jetës
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Danimarkës, Niclas Bendtner, ka zgjedhur botën e televizionit për të vazhduar karrierën e tij. Danezi pasi konfirmoi dhjetorin e kaluar tërheqjen nga futbolli i luajtur, tashmë do të kthehet në një personazh televiziv.

Ish-bomberi danez ka bërë shumë çmenduri në karrierën e tij, teksa ka lënë shumë para në bixhoz. Në një rrëfim për Marca, 32-vjeçari tregon një episod rreth pasionit të tij të madh, kazinosë.

"Një ditë humba 400 mijë paund për 90 minuta. Isha shumë i dehur për t’u ulur në tryezën e kazinosë, më mbaruan edhe paratë. Më kujtohet si ika duke i zvarritur në banjo.

Më pas dola dhe kontrollova një bankomat. Nuk e dija sa para kisha në llogari, por kishin mbetur rreth 30 mijë paund. Fillova të luaj përsëri, nuk u ndala dhe i lashë edhe paratë e fundit.

Isha 30 vjeç kur u përjashtova nga kombëtarja e Danimarkës. Ndihesha i si mos më keq dhe fillova të qaj. Do doja të kthehesha pas në kohë dhe t’ia fusje vetes me çekiç kokës. Do të doja t’i thërrisja mendjes për të kuptuar se si duhej të kisha menduar për diçka më shumë, për mundësi me të rëndësishme", deklaron sulmuesi nordik.
Shtuar më 10/10/2020, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori