Latifi ka një kërkesë për De Biazin
Futbollisti kosovar i Kombëtares, Liridon Latifi, ka thënë se shpreson që në ndeshjet e ardhshme të ketë minuta nga Gianni De Biasi.

Ai mendon që kuqezinjtë luajtën mjaft mirë ndaj Spanjës.

“Ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e kombëtares. Ndeshja me Spanjën ishte një ndeshje shumë e mirë. Dalëngadalë do të fitoj besimin e trajnerit që nuk më mori në pankinë këtë radhë. Duke u rritur do i bëj gjërat më mirë”, deklaroi Latifi për “Supersport”.
Latifi ishte ndër futbollistët më të mirë të Skënderbeut sot, që mposhti Teutën 1:0./Albeu.com/

Shtuar më 12/10/2016, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori