Latifi midis emocioneve i jep lamtumirën Skënderbeut
Pëlqej
Liridon Latifi ka lënë Skënderbeun mes emocioneve dhe si hero. Skëndërbeu arriti një moment historik, me një kualifikim në fazën e grupeve të Europa League që do të kujtohet gjatë.


“Çdo ndarje ka emocionet e veta, kam dhënë shumë për skuadrën dhe skuadra ka dhënë gjithmonë dashuri për mua. Jam munduar të jap më të mirën dhe shpresoj që t’ia kem arritur qëllimit, kam dhënë gjithmonë 100%. Normalisht, jam shumë i mërzitur që po ndahem me skuadrën por kështu e ka futbolli”, tha ai për “SuperSport”.

“Primare ka qenë kualifikimi se kur kualifikohet në këto nivele ekipi, fiton shumë para, rritet ekonomikisht, kjo është shumë e rëndësishme në kampionatin shqiptar. Edhe unë kam përfitimet e mia dhe jam i kënaqur për gjithçka,”, vazhdoi Latifi.

“Kjo është skuadra ime e zemrës, këtu kam kaluar vitet më të mira të karrierë dhe do i ndjek në çdo ndeshje”, premtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2017, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori