Latifi transferohet te ekipi më i trofeshëm moldav
Futbollisti kosovar i është bashkuar klubit të njohur moldav, Sheriff Tiraspol, i cili viteve të fundit ka luajtur në garat më prestigjioze evropiane. Ish-futbollisti i Prishtinës i ka dhënë kështu fund eksperiencës në klubin hungarez, Puskas Academy

Liridon Latifi është bërë me klub të ri.

Mesfushori cilësor kosovar është transferuar të hënën në klubin më të trofeshëm moldav, Sheriff Tiraspol.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi moldav përmes grupit të tij zyrtar në Facebook.

"FC Sheriff e ka kënaqësinë ta mirëpresë Liridon Latifin dhe i uron dhe dëshiron atij vetëm fitore dhe lojëra pa lëndime në fanellën verdhezi të klubit tonë", shkruan në njoftimin e Sheriffit.

Përfaqësuesi shqiptar kështu i jep fund eksperiencës me ekipin hungarez, Puskas Academy, ku i kaloi dy sezonet e fundit, pasi ishte transferuar nga Skënderbeu i Korçës.
Shtuar më 24/06/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori