"Lautaro Martinez do të ketë një klauzolë prej 111 milionë eurosh"
Agjenti i Lautaro Martinez pretendon se sulmuesi do të ketë një klauzolë lirimi prej 111 milion eurosh të shkruar në kontratën e tij me Interin.

"Ai do të ketë një klauzolë lirimi prej 111 milion euro me Interin dhe ata do të ndërtojnë ekipin e tyre përreth tij", tha ai për "La Radio en Linea".

"Kjo është ajo që na thanë drejtuesit e Interit. Traineri do të donte të luante me dy sulmues dhe njëri prej tyre do të ishte Lautaro.

Ai gjithashtu foli edhe për interesimin e klubit gjerman, Borussia Dortmund, duke i thënë se nuk është çshtje parash.

"Është bërë të gjithë me Interin. Ne e dinim për interesin e Borussisë dhe i takuam në Dortmund disa muaj më parë.

"Na habiti se ata u kthyen për të, sepse ata shkuan edhe në Argjentinë për ta parë atë dhe na kërkuan të prisnim, por ne i paralajmëm ata se shumë ekipe që dëshironin Lautaro, përfshirë Interin.

"Nuk është çështje për para. Lautaro do të shkojë në Inter për arsye sportive. Ata na llogarisin dhe e shohin atë si një nënshkrim të rëndësishëm.

"Ai ka nënshkruar një kontratë paraprake me ta dhe do të shkojë në Milano në qershor", përfundoi agjenti i tij. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori