Lautaro Martinez ka një mesazh për Interin
Lautaro Martinez i ka treguar Interit se duhet të presë deri në verë që të mendiojë për ta, pasi për momentin mendon vetëm për ekipin e Racing, ku ai luan këtë sezon.

“Unë nuk jam duke menduar për të ardhmen, do të vazhdoj të jap 100 për qind për Racing, ku kam një përgjegjësi shumë të madhe”, ka thënë fillimisht Martinez.

“Kur hyj në fushë, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën për të mbrojtur ngjyrat e klubit”.

“Nuk jam duke menduar për ndonjë gjë tjetër, vetëm duke e dhënë më të mirën këtij klubi”.

“Ndeshjet tona të mbetura? Unë jam i qetë, po stërvitem çdo ditë për të përmirësuar veten: nuk mund të lejoj të mendoj për ndonjë gjë tjetër përveç Racing”, përfundoi talenti argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori