Arsenali dhe Manchester Cityt synojnë të rrëmbejnë sulmuesin argjentinas, Lautaro
Martinez.
Sulmuesi i Racing Club është bërë një nga më të kërkuarit në Amerikën e Jugut pas disa paraqitje fantastike.
Dy klubet angleze e kanë ndjekur nga afër atë, ku në fillim të këtij muaji, edhe Borussia Dortmund u bashkua për të siguruar shërbimet e tij.
Por vetë
Martinez ka thënë se pothuajse është lojtar i Interit.
"
Gjithçka është finalizuar me Interin. Vetëm mungojnë detajet, "citohet të ketë thënë ai.
"Ka disa detaje përfundimtare për t'u përpunuar, por kur të kthehem në Argjentinë do të ketë një takim me agjentin tim dhe
gjithçka do të zgjidhet", deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018,
ora 23:55