Lautaro ngjit në krye Interin (VIDEO)
Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Spalit në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e mirë duke marrë fitoren e pestë radhazi në Serie A, e cila i bënë tashmë lider në kampionat para Juventusit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Interit, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Ishte Lautaro Martinez, i cili në minutën e 16-të shënoi për 1-0 pas asistimit të Marcelo Brozovicit, ndërsa argjentinasi shënoi edhe në minutën e 41-të për 2-0 pas asistimit të Antonio Candrevas.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por ishin vetëm mysafirët që shënuan edhe pse Interi pati gjithashtu shumë raste.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të dhe ishte Mattia Valoti, i cili pas një veprimi të mirë individual shënoi për 2-1.

Për Interin rastin më të mirë në këtë pjesë e pati pikërisht Martinez pas golit të Spalit, por portieri shqiptar, Etrit Berisha ia mohoi golin dhe ndeshja përfundoi me shifrat e pandryshuara.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 37 pikë apo një më shumë se Juventusi i dyti, ndërsa Spali zë vendin e 19-të me nëntë pikë.

Në takimin e radhës, Nerazzurrët e presin e Romën, ndërsa Spali është nikoqir i Cagliarit.
Shtuar më 01/12/2019, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori