Lautaro shpjegon ndryshimin mes Argjentinës dhe Interit
Pëlqej
lautaro0
Lautaro Martinez ishte një ndër golashënuesit e Argjentinës përballë Irakut në fitoren e thella 4-0. 21 vjeçari shpjegoi ndryshimin mes Interit dhe Argjentinës.

“Natyrisht, është një gol i rëndësishëm sepse është starti im i parë, por duhet që të vazhdojë të punojë për t’u përmirësuar. Isha jashtë për pak ndeshje shkaku i lëndimit, kështu që ishte një vendim i bërë bashkë me stadin mjekësor të Kombëtares dhe Interit. Tani mezi pres të vazhdojë dhe të gjithë e dinë që ndeshja e radhës me Brazilin është speciale, edhe nëse është miqësore.

Për momentin, jam duke luajtur me Interin për shkak të sistemit të taktikave që jemi duke përdorur dhe trajneri përvon të na mbaj në formë. Unë po vazhdoj të punoj, të përpiqem për më të mirën dhe të përmirësohem që të jem gati edhe për Kombëtare kur ftohem”, tha Lautaro. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2018, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori