Lavante gjen zëvendësuesin e Sadikut
Pëlqej
Armando Sadiku që nga janari ku u tranferua nga Legia Warszawa për tek Levante është aktivizuar në shumë pak takime.

"Bomberi" i Kombëtares Shqiptare nuk ka arritur të gjej rrugën për tek goli në asnjë prej pesë aktivizimeve të tij tek Levante.

Tashmë edhe Levante raportohet të jetë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave sportive spanjolle, Levante është në bisedime për të marrë pranë vetes Carlos Lopez që po kalon një debutim shumë të mirë në Poloni, ndërsa për fatin e Sadikut në të ardhmen ende nuk është bërë e ditur asgjë. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori