Lavezzi "liron" Lavezzin: Ikën kush të dojë
Pëlqej
Ezequiel Lavezzi ndez zyrtarisht merkaton. Me refuzimin që i bëri rinovimit të kontratës me Paris Saint Germain futbollisti argjentinas mund të jetë goditja e madhe e klubeve të Serie A gjatë 16 ditëve të fundit të merkatos së verës.

KONFIRMIMI I BLANC - Trajneri i kampionëve të Francës Laurent Blanc ka konfirmuar në daljen e tij më të fundit mundësinë e largimit të ish lojtarit të Napolit.

"Nëse dikush do të largohet, nuk e ndal askush. Kam një skuadër të fortë dhe me talente. Kemi marrë lojtarët që deshëm dhe përforcuam rolet që duheshin. Do të isha shumë i lumtur nëse skuadra mbetet kështu, por merkatoja është ende e hapur dhe mund të ndodhë gjithçka deri në fund. Pataj nëse dikush kërkon të largohet nuk e ndalim dhe mbase marrim ndonjë për ta zëvëndësuar", u shpreh Blanc.

Për Lavezzin interesohen Milani, Interi dhe Juventus. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori