Lazio-Atalanta, luftë e ashpër për Championsin
Barazimi i Interit ndaj Udineses të shtunën e ka bërë akoma edhe më interesante garën për një vend në Champions në Serie A, pasi as zikaltrit nuk e kanë siguruar vendin e 3-të dhe në lojë për dy biletat e fundit që të çojnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube janë plot 6 skuadra.

Shpreson edhe Lazio e vendit të 8-të. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit me një fitore sot në përballjen direkte ndaj Atalantës do të futeshin fuqishëm në garën për vendin e 4-t, pasi diferenca me zikaltrit nga Bergamo do të shkonte në vetëm 1 pikë. Atalanta në krahun tjetër ka për detyrë të ruajë pozicionin e saj por edhe të ushtrojë presion ndaj Interit të vendit të tretë.

Kjo sfidë do të shërbejë edhe si një antipastë për finalen e Kupës së Italisë që do të zhvillohet pikërisht në Olimpico të Romës pas 10 ditësh. Do të jetë edhe një derbi shqiptarësh kjo sfidë e sotme me Strakoshën e Gjimshitin që pritet të jenë titullarë ndërsa Berisha do ta ndjekë takimin nga stoli.
Shtuar më 05/05/2019, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori