Lazio dhe Baseli i shqiptarëve, lidere të grupeve (VIDEO)
Një sërë ndeshjesh janë zhvilluar në orën 19.00 në kuadër të Europa League.

Përpos humbjes së Skëndërbeut, sonte kishte disa përballje interesante.

Lazio i Etrit Berishës ka mposhtur Dniepron me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar më tej si lider e grupit të vet.

Golat për Lazion u shënuan nga Antonio Candreva, Marco Parolo dhe Filip Djordjevic.

Për Baselin shënoi Bruno Vilela Gama.

Nga ana tjetër, edhe ekipi i Baselit ku luajnë shumë shqiptarë ka arritur të kualifikohet si lidere e grupit.

Baseli barazoi me rezultatin 2:2 me Fiorentinën, nga 0-2 që ishte ndeshja. Ekipi nga Firence u detyrua të luajë me 10 lojtarë që nga minuta e 26-të e takimit.

Fiorentina e ka jo pak të vështirë tanimë kualifikimin për më tej. /Albeu.com/




Shtuar më 26/11/2015, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori