Trajneri i Lazios, Simone
Inzaghi, do të vazhdojë edhe një kohë me
Lazion.
Lajmin e ka bërë të ditur vet
Inzaghi, i cili pas ndeshjes ndaj Sassuolos foli për lëndimin e
Luis Albertos dhe në fund tregoi për situatën e
kontratës së tij.
Gazetarët e pyetën nëse
Correa do mund ta zëvendësonte spanjollin në atë rol.
"Ne pamë sezonin e kaluar që
Correa gjithashtu mund të zëvendësojë
Luis Alberton kur duhej, por ai kishte qenë jashtë për një muaj dhe bëri rikthimin e tij vetëm për 30 minuta këtë javë", tha ai.
"
Correa ka teknikë të shkëlqyeshme, është shumë inteligjent dhe punon për ekipin. Ai mund të luaj edhe në mesfushë, por do të shohim", tha
Inzaghi.
Inzaghi u pyet nëse gjatë kësaj agjende të ngjeshur, ai do të gjejë kohë për të nënshkruar vazhdimin e
kontratës së tij për
Lazion.
"Unë e pashë presidentin dje, ai më tha kontrata është gati, kështu që unë jam duke pritur që ta nënshkruaj atë", përfundoi Simone
Inzaghi.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 09:55