Lazio e "fiksuar" pas Kumbullës, kaq vlerësohet mbrojtësi
Të gjithë janë befasuar nga paraqitjet e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Futbollisti i Hellas Veronës është tashmë objektiv i disa skuadrave prestigjoze në Itali. Së fundmi interesimin më të madh duket se e ka shfaqur Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, që ka avantazhin e të qenit bashkëkombës me Kumbullën.

Kartoni i 19-vjeçarit shqiptar vlerësohet, nga 15 deri 20 milionë euro. Klubi bardhekaltër mund të shfrytëzojë edhe marrëdhëniet e mira që ka me Veronën për të mbërritur tek lojtari kuqezi. Kujtojmë që për Kumbullën interes kanë shfaqur edhe Fiorentina, Juventusi dhe Parma.
Shtuar më 21/11/2019, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori