Lazio e Strakoshës fiton në transfertë ndaj Parmas
Pëlqej
Lazio e Strakoshës ka fituar sot në transfertë ndaj Parmas me rezultatin 0-2 në "Stadio Ennio Tardini".

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy golat e ndeshjes nga Lazio.

Goli i parë erdhi në minutën e 80’ pasi Valon Berisha me mjeshtëri fitoi penalltinë, të cilën për mrekulli e ekzekutoi sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Në fund të takimit ishte Joaquin Correra, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Me këtë fitore Lazio renditet në vendin e tretë me 18 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori