Lazio e Strakoshës nuk gabon, fiton kundër Apollon në Olimpico (VIDEO)

Pëlqej
Lazio ka fituar me rezultat 2-1 kundër Apollon Limasolit në Europa League, ndeshje e vlefshme për Europa League.

Lazialët e nisën furishëm këtë takim dhe bën disa sulme të pareshtura drejt portës, e që kjo rezultoi me gol në minutën e 14' me anë të Luis Alberto.

Pjesa e parë në përgjithësi ishte e dominuar nga Lazio të cilët patën mundësi që të shënojnë edhe golin e dytë por ishin të pafat.

Në pjesën e dytë skuadra qipriotë, Apollon merr situatën në dorë. Ata kishin disa mundësi të mira shënimi dhe kishin posedimin por deri në fund të ndeshjes nuk arritën që ta barazojnë rezultatin.

Në minutat e fundit të ndeshjes Lazio arrin që të shënoi golin e dytë duke shënuar nga penalltia, pasi këtë herë shënon Immobilie.

Me këtë fitore Lazio renditet në vendin e parë më 3 pikë, kurse vendi i dytë është i Entrachtit të cilët mundën Marseillen me rezultat 1-2 në kuadër të Grupit H të Europa Leagues. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori