Lazio faleminderon Canën: Prezenca jote nder për ne
Pëlqej
Lajmi për lamumirën e kapitenit historik Lorik Cana nga futbolli i luajtur ka kapërcyer kufijtë, sikundër edhe jehona e karrierës së shkëlqyer të numrit 5 që në 14 vite përfaqësoi denjësisht jo vetëm fanellën kuqezi por edhe ato të klubeve të mëdha europiane, si Saunderland, Marseille, Gallatasaray, Nantes, Lazio e Paris Saint Germain.

Mbrëmjen e 9 tetorit në ndeshjen historike Shqipëri-Itali që u luajt në Shkodër, mbrojtësi me numrin më të madh të prezencave në Përfaqësuesen tonë të Futbollit, plot 93 të tilla, i dha lamtumirën futblloit në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare.

Kjo është pasqyruar edhe në të përditshmet sportive franceze dhe ato italiane, por mbi të gjitha qëndron falenderimi që klubi i Lazios ka zgjedhur t’i dedikojë Canës në faqet zyrtare::

“Faleminderit Lorik Cana! Ka qënë një nder për ne prezenca jote. Urojmë që e ardhmja të të rezervojë sadiksfakisone të mëdha.”

Mbrojtësi 34-vjecar, i cili qëndroi tek Lazio në sezonet 2011 – 2015, ku numëron plot 111 prezenca me fanellën bardhekaltër ka shënuar suksese me klubin italian, sic ishte edhe fitorja historike e Kupës së Italisë në maj të vitit 2013 ku dha kontributin e tij për 90 minuta. Për Canën që tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij kujtimet e fushës do të mbeten gjithnjë të vulosua në zemër sikundër do të jetë edhe ai në zemrat e tifozëve shqiptare dhe jo vetëm. / albeu.com /
Shtuar më 11/10/2017, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori