Lazio, fituese e Kupes se Italise (VIDEO)
Albeu.com
Skuadra e Lazios është shpallur për të pestën herë fitues i Coppa Italia, pasi që në finale e ka mposhtur Sampdorian pas ekzekutimit të penalltive.Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës, ndërmjet ...... Lazios dhe Sampdorias, i vlefshëm për Kupën e Italisë, ka përfunduar me rezultat prej 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive më e suksesshme u tregua skuadra kryeqytetase.

Lazio kaloi në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (4’) me anë të argjentinasit Mauro Zarate duke e vënë në vështirësi Sampdorian.

Skuadra gjenovase u kthye në lojë shumë shpejt dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të Giampaolo Pazzinit në minutën e 31-të.

As pas 120 minutave nuk përcaktua fituesi, prandaj kjo u vendos me ekzekutimin penalltive, ndërsa nga pika e bardhë më efikas u treguan lojtarët e Lazios, të cilët gabuan vetëm njëherë, ndërsa Blucerchiatët dështuan dy herë nga njëmbëdhjetëmetërshat dhe në këtë mënyrë skuadra kryeqytetase fitoi trofeun e pestë të Coppa Italia.

Ja golat:


Shtuar më 14/05/2009, ora 15:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori