Lazio i së ardhmes "flet" shqip
Lazio e së ardhmes pritet të flasë shqip. Sipas zërave të merkatos numri i futbollistëve me origjinë nga trevat shqiptare do të rritet sezonin e ardhshëm. Drejtori Teknik i bardhekaltërve Igli Tare po punon për të afruar në ekip kosovarët Granit Xhaka të Borusi Munchegladbah dhe Amir Abrashi të Grasshoper.

Afrimi i tyre por edhe blerja e mundshme e Ujkanit do të bënte që në Romë me fanellën e Lazios numri i shqiptarëve të rritej.

Për momentin me Lazion luajnë kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana si dhe portieri i përfaqësueses së 19 vjecarëve Thoma Strakosha. Ndërkohë në drejtim gjendet ish sulmuesi i Shqipërisë Igli Tare. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2013, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori