Lazio kthehet te fitorja ndaj Spezias falë një Milinkovic-Savic në super formë (VIDEO)
Lazio "harron" shpejt humbjen me Udinesen me fitoren 1-2 ndaj Spezias falë dyshesh Immobile-Milnkovic-Savic, madje në shtesë bardhekaltërve iu anulua një gol për
pozicion jashtë loje.
Ciro Immobile shfrytëzoi një pasim të Milinkovic-Savicit për të shënuar golin e parë që në
minutën e 15-të. Sulmuesi i bardhekaltërve, edhe pse në një
pozicion të prirët, e dërgoi topin poshtë këmbëve të
portierit Provedal, 0-1.
Në
minutën e 33-të,
Lazio fitoi një goditje të lirë nga jashtë zonës, që e ekzekutoi në mënyrë perfekte Milinkovic-Savic, me
portierit që thjesht shoqëroi me sy topin që tundi rrjetën. Ndeshja i rihap në
minutën e 64-t nga Nzola, që pasi i krijoi vetes mundësi për të goditur, nuk i dha asnjë shans
portierit veteran Reina.
Në
minutën e dytë shtesë shënoi Pereira për Lazion, por ky gol u anulua për
pozicion jashtë loje. Në këtë sfidë Strakosha ishte në stolin e rezervave, ndërsa Muriqi nuk ishte grumbulluar për arsye dëmtimi.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 17:20