Lazio-Milan dhe derbi Genoa-Samp, Serie A kulmon me dy supersfida
Lazio-Milan përbën padyshim ndeshjen më të rëndësishme të javës në Serinë A, e jo më kot edhe drejtuesit e kampionatit italian e kanë zhvendosur një duel të tillë në orën 18:00. Në rrethana të tjera “kuqezinjtë” do të udhëtonin drejt kryeqytetit me synimin për të marrë 3 pikët, por këtë herë ekipi i Milanit do të ishte vërtet shumë i kënaqur edhe me fitimin e një pike.

Skuadra e Gatuzos ka fituar 2 nga 3 ndeshjet e fundit jashtë fushe, më saktë ndaj Sassuolos dhe Udineses, gjithsesi këtë radhë 40-vjecari kalabrez nuk do të ketë në dispozicion lojtarë të tillë si Romagnoli, Musacchio, Biglia, Bonaventura, Caldara, Strinic, por mbi të gjitha do të mungojë sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, që është i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq në duelin me Juventusin.

Ndërkohë Genoa dhe Sampdoria, që do të masin forcat në orën 20:30 në Marassi në derbin e Alternës. Më herët për Javën e 13 të kampionatit italianorën 15:00 do të zhvillohen gjithashtu edhe dy ndeshjet e tjera Napoli – Chievo dhe Empoli – Atalanta. /albeu.com/


Shtuar më 25/11/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori