Frank
Lampard është padyshim një prej idhujve të tifozëve të
Chelsea që gjithsesi mund ta humbasin sezonin e ardhshëm. Mesfushori anglez që i skadon kontrata me blutë në fund të
sezonit pëlqehet nga shumë klube në Angli por jo vetëm pasi në orët e fundit asgjenti i tij ka zbuluar se edhe klube italiane kanë shprehur interes për numrin 8 të
Chelsea.
Pas Lazios edhe
Napoli është future në listën e skuadrave që e dëshirojnë 35-vjecarin dhe fjalët e agjentit të tij Steve Kutner se
Napoli është një skuadër e madhe dhe se Frank ka shprehur kënaqësi për një lëvizje të mundëshme drejt axurrëve nuk lënë shumë vënd për hapësira.
Ky ka qënë një mesazh i qartë për klubin e Aurelio De Laurentiis që është në kërkim të lojtarëve me eksperiencë për sezonin e ardhshëm të Champions League.
Chelsea i ka refuzuar një rinovim të kontratës Lampardit që në fund të
sezonit mund të largohet atje ku dëshiron me parametër zero.
I intervistuar nga mediat napoletane agjenti Kutner megjithatë ka pranuar se nuk ka filluar asnjë kontakt me drejtuesit e klubit italian.
Lampard në këtë sezon ka luajtur 23 takime me "Blutë" e Londtës duke shënuar edhe 12 gola. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013,
ora 15:45