Lazio blindon xhevahirin e saj. Klubi bardhekaltër për të shmangur interesimin e
klubeve të mëdha italiane si Juventusi dhe Interi por edhe interesin e
klubeve europiane i ka rinovuar
kontratën mesfushorit serb Sergej Milinkovic-Savic.
Në luftë të ashpër me Juventusin për titullin në këtë
sezon skuadra e Simone Inzaghit kërkon të riniset nga siguria që i ofron një lojtar i kalibrit të Milinkovic-Savic. Kontrata aktuale e serbit me bardhekaltrit skadon në 2023-in por ajo është shtyrë me një vit pa u bërë publike për mediat.
Në muajt e ardhshëm Savic do të përfitojë edhe rritje page, aktualisht mesfushori paguhet 3 milionë euro në
sezon.
Shtuar më 02/05/2020,
ora 23:44