Lazio fiton me përmbysje ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Skuadra e vogël e kryeqytetit, Lazio, ka shënuar një fitore speciale kundër Fiorentinës, me përmbysje, me rezultatin 2:1.

Golin e parë në këtë takim e shënuan mysafirët nga Firenze, me anë të Franck Ribery, i cili me një solo aksion la pastaj të shmangur Thomas Strakoshën, krejt kjo në minutën e 25’.

Lazio arriti të reagonte vetëm në minutën e 67’, kur penalltinë e fituar në gol e konvertoi Ciro Immobile, për rezultatin 1:1.Përmbysja e madhe erdhi në minutën e 83’, me golin e shënuar nga Luis Alberto, i cili po vazhdon formën e lartë të këtij sezoni.

Me këto tri pikë, Lazio qëndron në pozitën e dytë, në kuotën e 65 pikëve, katër më pak se liderët Juventus.Fiorentina mbetet në kuotën e 31 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 13-të në tabelë.
Shtuar më 27/06/2020, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori