Lazio "poker" Palermos, Djordjeviç "kërcënon" Shqipërinë (VIDEO)
Pëlqej
Lazio gjen fitoren e parë në transfertë e bashkë me të dhe Djordjeviç që shënoi tre golat e parë me fanellën bardhëkaltër duke udhëhequr ekipin e Piolit drejt triumfit të dytë në kampionat, dhe të parin jashtë fushe për këtë sezon 4-0 ndaj Palermos. Ndaj siçialanëve, kryeqytetasit bënë gjithçka mirë duke qenë zotër të fushës, sidomos pas minutës së 20-të, pasi deri në ato momente kishin qenë vendasit më agresiv.

Goli që ndryshoi ndeshjen ishte ai i minutës së 45-të nga Djordeviç. Lazio në epërsi shtoi ritmin në pjesën e dytë dhe ndërhyrjet e Sorrentinos, si në rastin e minutës së 70-të, ndaj Djordjeviçit dhe Parolos thjesht sa shtynë kapitullimin e vendasve, pasi në të 75-tën, serbi realizoi dhe golin e 2-0.

Gjithsesi sulmuesi serb, që me siguri do të grumbullohet nga Advocaat dhe për ndeshjen me Shqipërinë në tetor, kompletoi mbrëmjen e tij të magjishme në të 83-tën kur realizoi dhe golin e 3-0.

Mbrëmja nuk ishte e tëra për serbin pasi në minutën e 94 realizoi dhe Parolo, që i vuri vulën takimit në shifrat 0-4 për Lazion, që tashmë merr pak frymë në renditje. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori