Lazio rikthen interesin për Mavrajn
Kohët e fundit duket se është rritur interesi i Lazios për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, po studion mundësinë për të transferuar në kryeqytetin italian 30-vjeçarin kuqezi, që është pjesë e Këlnit në Bundesligë. Kujtojmë se Tare tentoi ta rrëmbente futbollistin edhe gjatë 2013-ës kur luante me Greuther Furthin, por qendërmbrojtësi preferoi në atë kohë të qëndronte në Bundesligë me Këlnin.

Mavraj ka qenë pikë kyce e mbrojtjes së Këlnit gjatë pjesës së dytë të sezoni, pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë që e mbajti për shumë muaj jashtë fushave të blerta.

Paraqitjet e tij mbreslënëse i kanë shtyrë drejtuesit e klubiot gjerman që të këkrojnë rinovimin e kontratës, por dicka e tillë edhe nuk ka ndodhur. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Lazio, që i beson shumë eksperiencës së Mavrajt.

Gjithsesi më parë Tare duhet të mbyllë bisedimet me Marcelo Bielsan dhe vetëm pas zyrtarizimit të trajnerit argjentinas mund të vijojmë me goditjet e merkatos. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori