Lazio rrezikon përjashtimin nga kampionati, kjo është arsyeja
Fundjavën e kaluar Lazio bëri një rikthim senzacional duke fituar 4-3 kundër Torinos në kohën shtesë.

Por kjo ndeshje mund të bëhet ‘mollë sherri’ për romakët.

Mediumet italiane raportojnë se 3 futbollistë dyshohet se luajtën duke qenë të infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leiva. Rastin është duke e hetuar Prokuroria Federale dhe nëse rezulton që futbollistët në fjalë ishin të infektuar, Lazio rrezikon të dënohet.

Sipas ligjit në fuqi, gjobat janë të ashpra dhe variojnë nga gjoba financiare deri te përjashtimi nga kampionati.
Shtuar më 04/11/2020, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori